e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Inter e Milan 'ndahen' pas 70 vitesh

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Inter e Milan 'ndahen' pas 70 vitesh

Milan e Inter kanë vendosur të ndahen. San Siro nuk do të jetë më shtëpia (me qira) për dy skuadrat. Pas një muaji do të vendoset përfundimisht se çfarë zgjedhjeje do të bëjnë dy klubet. Milan mendon të ndërtojë një stadium të ri në zonën e Portello, e destinuar për “Expo 2015”. Ndërsa Inter po mendon të ribëjë të ri San Siro.

Barbara Berlusconi po punon me stafin e saj që prej gjashtë muajsh dhe është në fazë përfundimtare të projektit. Mendohet se ndërtimi i ndërtesës do të nis pas mbylljes së Expo, në vjeshtën e vitit 2015, e për sezonin 2016-17 parashikohet që Milan të ketë stadiumin e tij të ri.

Për Interin, thuhet se do të investojë për rinovimin e San Siros. Në këtë mënyrë parashikohet që në vitin 2017 Inter e Milan të ndërpresin “bashkëjetesën” e tyre të nisur prej sezonit 1947-48.