Benzema shikon videot e brazilianit Ronaldo perpa ndeshjes
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lojtari francez Karim Benzema ka thënë për spanjollën “AS” se ai mundohet të modeloi dhe temësojë sa më shumë të mundet nga vëllai i tij i madh, Zinedine Zidane. Benzema ka pranuar se ai shikon përpara ndeshjes videot e ish lojtarit të Real Madritit dhe yllit brazilian, Ronaldo.
Lojtari i cili shënoi dy gola në ndeshjen kundër Villarreal ka barazuar rekordin e Ronaldos prej 104 golash për Realin në të gjitha kompeticionet. “Jam shumë i lumtur sepse të arrish në nivelin e tij është thjesht e mrekullueshme”, ka deklaruar Benzema. “Ronaldo është për mua sëbashku me Zidane, futbollisti më i mirë në histori. Jam shumë i lumtur që kam shënuar të njejtin numër golash me të dhe kjo me jep kurajon mua të punojë akoma më shumë”. “Ai më ka inspiruar në shumë aspekte. Fillimisht në dëshirën e tij për të shënuar gola. Por gjithashtu kam mësuar shumë prej tij edhe në lëvizjet që duhet të bëjë për të shënuar. “E kam ndjekur Ronaldon që kur isha fëmijë dhe vazhdojë akoma të shikojë vidiot e tij përpara ndeshjes”. Gjithashtu francezi ka thënë për “AS” se ai ndihet mirë për çdo gjë që bën në fushë dhe shpreson se çdo gjë do të vazhdojë kështu.