Inter-Juventus 3-0, luhet koha shtesë (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Skuadra e Interit fitoi 3-0 në kohën e rregullt ndaj Juventusit mbrëmjen e së mërkurës, në ndeshjen e vlefshme për takimin gjysmëfinal të Kupës së Italisë. Pas këtij rezultati, ndeshja shkoi me luajtjen e kohës shtesë për faktin se në takimin e parë, Juventusi ka fituar 3-0 ndaj zikaltërve.
Inter dhe Juventus përballen sonte (në 20:45) në takimin e vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Një ditë më parë Milani u kualifikua për në finale duke mundur Alesandrian me rezultatin 5-0, ndërsa skuadra tjetër që do të përcaktojë edhe duelin final, pritet të dalë në fund të ndeshjes së sotme.
Zikaltërit e Mançinit duket se e kanë më të vështirë kualifikimin, referuar edhe rezultatit 3-0 që flet në favor të Juventusit në ndeshjen e parë.
Pak minuta para fillimit të takimit, mediat italiane kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.
INTER (4-3-3): Carrizo; Santon, D'Ambrosio, Jesus, Nagatomo; Brozovic, Medel, Kondogbia; Perisic, Eder, Ljajic.
Trajner: Mancini
JUVENTUS (4-3-1-2): Neto; Lichtsteiner, Rugani, Bonuçi, Alex Sandro; Cuadrado, Sturaro, Hernanes, Asamoah; Zaza, Morata.
Trajner: Allegri.