e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kaos mes Paokut dhe Olimpiakosit, ja çfarë ndodhi me Kaçen në fushë (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kaos mes Paokut dhe Olimpiakosit, ja çfarë ndodhi me Kaçen në fushë (VIDEO)

Ndeshja e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Greqisë mes Paokut dhe Olimpiakosit, degjeneroi në dhunë me futjen e tifozëve dhe fushë dhe ndërhyrjen e forcave të rendit.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 89´ kur rezultati ishte 1-2 për Olimpiakosin. Incidentet filluan kur futbollisti i Paokut Mak doli me karton të kuq.

Kjo shkaktoi irritimin e tifozërisë vendase të Paokut. Situata u tensionua me hedhjen e flakadanëve dhe futjen e tifozëve në fushë në shenjë proteste.

Në këtë ndeshje u aktivizua edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare Ergys Kaçe. Ky i fundit hyri si zëvendësues në minutën e 62´ të pjesës së dytë në vend të Karisis.