e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

VIDEO/ Luhet Inter-Juventus 1-0, Brozoviç zhbllokon rezultatin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
VIDEO/ Luhet Inter-Juventus 1-0, Brozoviç zhbllokon rezultatin

Inter dhe Juventus përballen sonte (në 20:45) në takimin e vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

110928130-db5d1a7e-c840-4419-a29b-100408a88062Një ditë më parë Milani u kualifikua për në finale duke mundur Alesandrian me rezultatin 5-0, ndërsa skuadra tjetër që do të përcaktojë edhe duelin final, pritet të dalë në fund të ndeshjes së sotme.

Zikaltërit e Mançinit duket se e kanë më të vështirë kualifikimin, referuar edhe rezultatit 3-0 që flet në favor të Juventusit në ndeshjen e parë.

Pak minuta para fillimit të takimit, mediat italiane kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.


INTER (4-3-3): Carrizo; Santon, D'Ambrosio, Jesus, Nagatomo; Brozovic, Medel, Kondogbia; Perisic, Eder, Ljajic.
Trajner: Mancini

JUVENTUS (4-3-1-2): Neto; Lichtsteiner, Rugani, Bonuçi, Alex Sandro; Cuadrado, Sturaro, Hernanes, Asamoah; Zaza, Morata.
Trajner: Allegri.