Iken Sirigu, Zamparini do Ujkanin te Palermo
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Novara e cilëson të pashitshëm, madje edhe për Palermon. Megjithatë, shanset që karriera e Samir Ujkanit të vazhdojë te klubi sicilian janë rritur ndjeshëm. Kjo për faktin se zirozët i kanë dhënë lamtumirën portierit Sirigu, të cilin e shitën për 3.5 milionë euro te PSG dhe tashmë po kërkojnë një numër 1. Sipas mediave italiane, kandidati kryesor për Palermon është “gardiani” i Kievos, Sorrentino. Ndërkohë, nëse klubi nuk do të arrijë ta blejë, ata do të kërkojnë të kthejnë në stadiumin “Renco Barbera” 23-vjeçarin kuqezi. Madje, sipas “TuttoPalermo.net”, portieri i Kombëtares shqiptare është i preferuari i presidentit Mauricio Zamparini, i cili e cilëson Ujkanin si “gardianin” e së ardhmes.