Ibrahimovic kapet me kapitenin dhe me te ardhurin e ri
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zlatan Ibrahimoviç, një nga sulmuesit më të mirë në botë, gjatë festimeve për fitimin e superkupës së Francës, ku ai ishte protagonisti kryesor me një dygolësh, thumboi kapitenin e skuadrës dhe të ardhurin e ri të skuadrës parisiene. “Doni lajme për Thiago Silvan dhe Daivd Luiz? Kërkoni në Instagram”, – deklaroi suedezi në përfundim të ndeshjes së fituar ndaj Guingamp. Ideja, shkruajnë mediat franceze, është e qartë: nëse e doni këtë skuadër, sakrifikoni disa ditë pushime dhe hajdeni e punoni me ne. Kujtojmë që Ibra një javë më parë thumboi edhe drejtuesit e skuadrës për iniciativat e shumta publicitare, pasi kjo sipas tij nuk ndihmonte në përgatitjen e skuadrës. Ibrahimoviç kërkon me çdo kusht Champions Leaguen dhe kjo ka bërë që Ibrahimoviç të marrë vetë në dorë skuadrën e të kërkojë përqendrim maksimal për të mbërritur tek objektivi europian.