e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ibrahimoviç-Guardioles: Je ..., dridhesh para Murinjos. Mesi-Ksavi-Iniesta, si nxenes shkolle

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ibrahimoviç-Guardioles: Je ..., dridhesh para Murinjos. Mesi-Ksavi-Iniesta, si nxenes shkolle
Në pritje të daljes në treg të librit autobiografik të Zllatan Ibrahimoviç, mediat kanë zbuluar disa detaje nga ky libër, sidomos për periudhën e shkurtër që suedezi kaloi tek Barcelona. Në libër, sulmuesi sudez thotë se ka ofenduar rëndë trajnerin Pep Guardiola, pasi humbi vendin e titullarit në ekip. Gjatë një debate, Ibra i kishte thënë Guardiolës se, “ti je njeri pa ..., e bën në brekë nga Murinjo”, ndërsa kishte vazhduar duke i thënë “ik p…”

Sipas Ibrahimoviç, gjithë mosmarrëveshjet me Guardiolën filluan pas kërkesës së Mesit që të luante në qendër të sulmit, çka bëri që suedezi të humbiste vendin në formacion. Ibra është tallur me Mesin, Ksavin dhe Iniestën, duke thënë se në dhomat e zhveshjes rrinin të gjithë urtë dhe i bindeshin për çdo gjë Guardiolës, si nxënës të bindur. Në libër, sulmuesi tregon gjithashtu se disa shokë nga Suedia i kishin thënë se, nëse kërkonte ndihmë që të rrihte Guardiolën, ata ishin të gatshëm ta ndihmonin. Por, ai nuk pranoi, duke thënë se kjo nuk është zgjidhje.