Nje amerikan, i gatshem te bleje dhe ringjalle Partizanin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas kalimit të Partizanit në radhët e Ministrisë së Mbrojtjes, thuhet se disa sponsorë, por edhe biznesmenë të fuqishëm, kanë shprehur dëshirën për të marrë skuadrën. Administratori Gjergji Thaka pohon se interesi është i madh, por thotë se nuk mund të japë emra, pasi bisedimet i kryen Ministria e Mbrojtjes. Por një gjë është e sigurt: në janar Partizani do të ketë pronar të ri.
Thuhet se përveç sponsorëve janë edhe 2-3 biznesmenë që kanë shprehur interesin për ta ndërtuar klubin nga fillimi, që nga kompleksi deri tek ekipi i parë. Administratori Gjergji Thaka pohon se ka interes të madh, por mbetet hermetik në emra. Gjithsesi, thuhet se inters për Partizanin ka edhe nga jashtë vendit, madje flitet për një biznesmen amerikan që kërkon ta ndërtojë Partizanin nga e para.
Sipas administratorit Thaka, Partizani do të bëhet, por duhet durim deri në janar, kur gjërat të bëhen konkrete. “Personalisht jam i emëruar tek Partizani dhe të them të drejtëm kam pasur kërkesa nga persona të ndryshëm, por nuk është kompetenca ime për të biseduar me ta. Pasi këtu jam thjesht në aspektin organizativ të ekipit. Mua më janë afruar 3-4 sponsorë, por nuk e mbyll unë këtë punë, ndërkohë janë edhe 2-3 persona të tjerë që duan ta bëjnë klubin nga e para.
Edhe në këtë rast nuk më takon mua të publikoj emra, pasi nuk jam personi që bisedoj dhe vendos, gjë të cilën e ka në dorë Ministria e Mbrojtjes. Normalisht, ne do ta ngremë skuadrën dhe, nëse ajo është konkurente, do të dalë në treg dhe, ai që do të ketë anë financiare të shëndoshë, do ta marrë Partizanin. Padyshim që Partizani nuk do të mbetet i tillë, do të ndryshojë, sigurisht do të ndryshojë për mirë.
Nga janari e në vazhdim, ata persona që kanë paraqitur kërkesën për ta marrë Partizanin, sigurisht që do ta marrin dhe do ta ndryshojnë. Partizani është një klub i madh me një histori mbi 65-vjeçare me trofe të shumtë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Partizani vërtet e ka nisur në kuotën zero, pasi në këtë nivel e morëm,por dua të them se kemi nisur ta lëmë pas zeron dhe të marrim pluse. Intervistën e plotë ose objektivin real do t’ua them në fund të janarit”.