Ibra u shkel syrin galaktikëve, kërkon të transferohet në Spanjë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pak ditë më parë, Zlatan Ibrahimoviç tha se do të ndodhë diçka shumë interesante në karrierën e tij. Të gjitha mediat u përpoqën të zbulonin destinacionin e ardhshëm të sulmuesit suedez, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni.
U përfol shumë se mund të transferohej te Junajtid dhe do të ishte blerja e parë e Murinjos (nëse merr drejtimin e skuadrës), por ditën e djeshme është publikuar lajmi që Ibra kërkon të aktivizohet te Reali.
Ai kërkon të provojë edhe një herë tjetër kampionatin spanjoll dhe këtë herë me një tjetër fanellë të rëndësishme si ajo e "galaktikëve". Më parë, Ibra është aktivizuar me Barcelonën dhe i ka shënuar Realit pikërisht me katalanasit. Një largim i mundshëm i Benzemasë mund të bëjë që Zidan të pranojë Ibrën në skuadër.