e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Guardiola: Çfarë prisnit, të fitonim 7-0 në Torino?!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Guardiola: Çfarë prisnit, të fitonim 7-0 në Torino?!

Pep GuardiolaPep Guardiola do ta kujtojë gjatë si një prej mbrëmjeve më të bukura të karrierës së tij 23 shkurtin 2016. Skuadra e tij ishte e papërballueshme për Juventusin në pjesën më të madhe të ndeshjes, por pavarësisht shpërdorimit të avantazhit të dyfishtë, trajneri i Bajernit është shumë i kënaqur me rezultatin dhe paraqitjen e gjermanëve.

"Nuk është një faj që i lejuam Juventusit të hyjë në lojë. Është normale që të vuash disi, sepse janë një skuadër shumë e fortë. Dua ta analizoj ndeshjen tonë dhe them se jam shumë i kënaqur nga paraqitja. Është një nga ditët që do ta kujtoj përgjatë karrierës sime".

Për spektatorët ishte një ndeshje shumë e bukur. Për ju?

Edhe për mua. Ishte një ndeshje tërheqëse e Ligës së Kampioneve mes dy ekipeve shumë të mira. Jemi të kënaqur nga paraqitja e lojtarëve tanë.

Përse vendimi për të aktivizuar Vidalin në vend të Alonsos. Jeni i kënaqur nga paraqitja e tij?

Arturo i ka luajtur shumë mirë dy ndeshjet e fundit, në Augsburg dhe Darmshtad. Fizikisht është shumë i fortë. Kishim nevojë për një lojtar me karakteristikat e tij pas dhe natyrisht që nuk kisha frikë, sepse e njoh personalitetin e tij dhe ishte një vendim i imi.

Sipas jush, në pjesën e dytë ishte më tepër meritë e Juves apo vendimtare ishte rënia e Bajernit?

Rezultati është ai që është. Nëse më pyesni për ndeshjen, pati një rënie në 15 minutat e fundit ku nuk sulmuam ashtu siç duhej. Por gjendja fizike nuk ka të bëjë aspak. Gjendja fizike në këtë vend (Gjermani) është një gjërat më të rëndësishme. Ata bënë 3 goditje dhe shënuan dy gola. Kur përballesh me Pogbanë, Manxukiçin, Moratën, Bonuçin, një prej lojtarëve të mi të preferuar dhe Bufonin me gjithë këtë personalitet, është normale.

Kush kalon më 16 mars?

Juve mund t'ia dalë, por edhe ne.

Sa do ndikojë zyrtarizimi i lamtumirës suaj në ndeshjet vendimtare të fundsezonit?

Kjo është një pyetje që i duhet drejtuar skuadrës jo mua. Unë nuk kisha menduar kurrë se do vinim në Torino dhe do fitonim 7-0. Jam i kënaqur me ndeshjen tonë dhe kualifikimi mbetet i hapur. Njerëzit janë argëtuar.