e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Juve-Bajern, notat e skuadrave

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juve-Bajern, notat e skuadrave

Untitled-14BUFON 6,5 - Reaktiv në goditjet nga distanca të Vidalit e Bernatit, shumë pozicional në goditjen me kokë të Levandovskit, por nuk mund të bëjë asgjë te golat e Bajernit.

LIHSHTAJNER 5 - Jashtë pozicioni në aksionin që dërgoi Kostën të pasonte për golin e Mylerit. Në vështirësi kanionike kur i kërkohet të mbrojë, shumë më pozitiv në fazën sulmuese.

BARZALJI 6 - Arrin ta bllokojë mirë Levandovskin, por Barzalji monumental me të cilin jemi mësuar së fundmi nuk do të kalohej aq lehtë nga Robeni në aksionin e golit.

BONUÇI 6 - E nis shumë keq, duke harruar Mylerin në dy raste (në rastin e dytë gjermani shënon). Por shpëton ndeshjen e tij në pjesën e dytë, kur kthehet të bëjë edhe dirigjentin e lojës bardhezi.

EVRA 5 - Vuan Robenin, me të cilin has në pak dyluftime, por kur holandezi e bën, lind edhe goli i dytë i Bajernit.

KUADRADO 5,5 - Ashtu si Juventusi luan vetëm në pjesën e dytë. Gabon shumë në mbështetje dhe djeg me ndonjë driblim të tepruar disa kundërsulme që mund të ishin shfrytëzuar shumë më mirë, përveç gabon një gol thuajse të bërë.

KHEDIRA 5 - Ndeshja më e dobët si juventin. I ngadaltë, apatik, në vështirësi të qarta. Vuan presingun e bavarezëve. Në të 68-ën zëvendësohet nga Sturaro (nota 7). Atë që nuk bëri Khedira e bën Stefano, madje edhe më shumë. Përveçse vrapon, vë zemrën dhe grintë në fushë, shënon edhe golin e barazimit, i cili e rikthen në lojë Juventusin, kur askush nuk do të kishte vënë 1 euro bast për ta.

MARKIZIO 5 - Gabon gjithçka në pozicion dhe mbështetje, por sikur të mos mjaftonte kjo, Alegri e zëvendëson edhe për një problem muskulor. Në pjesën e dytë zbarkon Hernanes në fushë (nota 6.5), i cili bën ndeshjen më të mirë të tijën në Torino; zotëron me garanci topin, garanton rregull në fushë dhe ndryshon inercinë e ndeshjes. I rilindur!

POGBA 7 - Vrapon si një i mallkuar, e ndien shumë ndeshjen. Bën presing në vazhdimësi dhe ndihmon shumë Evranë. Në pjesën e dytë i afrohet edhe golit me një goditje që kalon pak pranë trekëndëshit.

DIBALA 6,5 - Pjesë e parë totalisht në hije, por në rastin e parë ngushton distancën, duke djegur Nojerin me një goditje të pakapshme, goli i parë shumë i pritur në Champions. Në të 75-tën e zëvendëson Morata (nota 6.5). Zbritja në fushë e spanjollit është decizive, sepse nëse goditja e parë është e dobët dhe qendrore, Alvaro është perfekt në rolin e asistmenit, ku edhe pse me kokë peshkon Sturaron në qendër të zonës që shënon golin e barazimit.

MANXUKIÇ 7.5 - Lufton dhe përplaset si një luan duke e justifikuar zgjedhjen e Alegrit, ndonëse pas vetëm tri ditësh stërvitje. Ka dy raste në pjesën e parë të cilat i shpërdoron në mënyrën më të keqe të mundshme, por në të dytën përdor çdo muskul dhe çdo gram të 85 kilogramëve të tij kundër të gjithë mbrojtësve të Bajernit, përveçse shërben edhe asistin perfekt për golin e Dibalës.

ALEGRI 7 - Ulërin në dhomat e zhveshjes dhe fton të tijtë që të mos dorëzon kundrejt disavantazhit, por kryeveprën e bën duke hedhur në fushë Sturaron dhe Moratën që ndërtojnë golin e barazimit. Shënimet i ka marrë nga dueli i parë, por në Mynih kërkohet kryevepra e karrierës së tij për të kaluar...

BAJERN MYNIH

NOJER 6 - Nuk mund të bëjë asgjë te goli i Dibalës dhe Sturaros, por është një mur i vërtetë përballë Kuadrados.

LAHM 6 - Administrim i zakonshëm për kapitenin e Bajernit në ndeshjen e tij jubilare, edhe pse Pogba e befason me një lëvizje fantastike me thembër në fund dhe e detyron edhe një mbrojtës si ai që të shkaktojë faull.

KIMISH 4,5 - I tmerrshëm në disa minuta. Në fillim kontrollon keq një top, i cili përfundon në këmbët e Manxukiçit që sjell golin e Dibalës. Pastaj humbet Sturaron në markim dhe bardhezinjtë barazojnë. Mos harrojmë se nuk është një qendërmbrojtës.

ALABA 6 - Gjithçka është e qetë derisa Juve nuk ka hapur ndeshjen. Por ai është i pagabueshëm në asgjë. Rikthimi i tij në të majtë pas futjes së Benatiasë ndoshta nuk do ta kishte sjellë golin e Sturaros.

BERNAT 6 - Ndeshje e mirë, e kujdesshme nga ana e mbrojtësit të majtë bavarez. (Nga 74´ Benatia, pa votë).

VIDAL 6,5 - Mburoja e mbrojtjes bavareze, por edhe ai që nis aksionet e skuadrës. I emocionuar nga ndeshja përballë ish-shokëve të skuadrës, lufton për çdo top dhe nis skuadrën përpara. E djathta e dhunshme fluturimthi në fillim të ndeshjes nga 20 metra detyron Bufonin të shpëtojë një gol të sigurt.

ROBEN 7,5 - Një goditje e tij përfundon pak mbi traversë në minutën e 22-të. Vendimtar në shpërthimin e tij nga e djathta për Kostën që ftoi Mylerin të shënojë golin e parë. Në fillim të pjesës së dytë, i pret këmbët Juventusit me inkursionin e tij klasik dhe shkarkimin e të majtës në qendër. E dërrmon Evranë në krah.

ALKANTARA 6 - Orkestron mirë topin në gjysmëfushë në fraksionin e parë. Pastaj bie fizikisht, pak si gjithë lojtarët e tjerë të Bajernit.

MYLER 7 - Në minutat e para humbet ekuilibrin përpara Bufonit, por rreziku numër 1 i Juves godet dy minuta përpara fundit të pjesës së parë. Topi spektakolar i Kostës devijohet nga Barzalji dhe kërkon mbështetjen e sulmuesit gjerman, i cili i vetëm në zonën e italianëve nuk fal.

DUGLAS KOSTA 6,5 - Merr nga Roben një top spektakolar dhe e rikthen në qendër për Mylerin në zonë. Lihshtainerit do jenë duke iu marrë ende mendtë në krah të djathtë.

LEVANDOVSKI 6 - Gjithnjë i zoti në mbrojtjen e topit, por jo vendimtar përpara porte. Është merita e tij kundërsulmi që solli golin e Robenit. Bën edhe një goditje të bukur me kokë pas asistit të Mylerit 59´. Trajneri

GUARDIOLA 6,5 - Te goli i dytë i Robenit lëshon një buzëqeshje çliruese, duke besuar se e mbylli në "Juventus Stadium". Juve nuk dorëzohet dhe ai luan kartën Riberi në vend të të lodhurit Kosta, por është tepër vonë. Megjithatë, Bajerni i tij luan një futboll spektakolar