e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Alegri: Mund ta përmbysnim, e korrigjojmë në Mynih

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Alegri: Mund ta përmbysnim, e korrigjojmë në Mynih

Masimiliano Alegri tregoi se futbolli luhet 90 minuta dhe jo 45. Strategu italian u tregua disi frikacak në pjesën e parë, por në të dytën e shkriu talentin duke bërë lëvizjet e duhura përballë një "përbindëshi" si Bajerni.alegri

Pas barazimit 2-2, trajneri i Juventusit ka përgëzuar lojtarët për shpirtin stoik dhe beson te kualifikimi. "I përgëzova lojtarët e mi. Nuk jam as i zhgënjyer dhe as i shqetësuar. Ne luajtëm kundër ekipit që renditet te favoritët për të fituar Championsin.

Pavarësisht disavantazhit, ne arritëm të reflektonim në kohën e duhur. Arritëm të gjenim pikat e dobëta të bavarezëve duke i nxjerrë nga loja e tyre e zotërimit apo qarkullimit të topit. Pritëm momentin me durim dhe rastet i shfrytëzuam siç duhej.

Në fakt, këtë takim edhe mund ta kishim fituar. Por, është vërtet e vështirë kundër një ekipi si Bajerni. Mos harrojmë që qarkullimi i topit të bën që të harxhosh energji dhe ne i organizuam në mënyrën më të mirë fuqitë tona.

Treguam vërtet që kemi lojtarë me 'muskuj'", nënvizoi Alegri, i cili bazohet edhe te matematika për ndeshjen finale në Mynih: "Duhet ta fitojmë ndeshjen finale. Nuk ka për të qenë e thjeshtë, por edhe jo e pamundur".

Më pas, Alegri "qan" edhe rastet e humbura si dhe komenton lëvizjet taktike. "Manxukiç pati dy shanse për të shënuar, edhe Dibala. Në Champions duhet vëmendje, e cila na mungoi në fillim. Zëvendësimet? Markizio nuk po jepte impulset e duhura dhe s'po ndihej mirë.

Mendova që me Hernanesin kishim më shumë fantazi dhe shpejtësi në mesfushë. Khedira nuk ishte në formën e tij më të mirë dhe Sturaro e tregoi që është kërkues dhe luftarak. Ndërsa Morata shfrytë- zoi siç duhet hapësirat në zonën e rreptësisë.

Kielini? Xhorxho na mungoi, por Bonuçi dhe Barzalji e kryen mirë detyrën e tyre. Në ndeshjen e kthimit, ekipi do japë shpirtin në fushë. Pozitat s'janë të mira, por për 90 minuta gjithçka mund të ndodhë", përfundoi "regjisori" italian Masimiliano Alegri.