e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ibra hodhi Gatuzon në koshin e plehrave

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ibra hodhi Gatuzon në koshin e plehrave

Ish-mbrojtësi i Milanit, Tiago Silva, ka rikujtuar disa nga bëmat e shokut të tij të skuadrës, Zlatan Ibrahimoviç, gjatë periudhës kur të dy futbollistët e PSG-së militonin në radhët e ekipit të Milanit.Zlatan+Ibrahimovic+Gennaro+Gattuso+Parma+FC+xAcuKSL_QsMl Duke folur për rrjetin e kanaleve "Sky Sport", futbollisti brazilian ka zbuluar një anekdotë interesante midis suedezit dhe ish-mesfushorit të kuqezinjve, Xhenaro Gatuzos: "Gatuzo kishte shumë qejf të ngacmonte Ibrahimoviçin gjatë seancave stërvitore.

Një ditë pas përfundimit të stërvitjes Ibra kishte përgatitur hakmarrjen për Xhenaron. Ai e priti të hynte në dhomat e zhveshjes dhe e ngriti me kokë poshtë duke e futur brenda koshit të mbeturinave.

Ky episod shkaktoi për një javë të qeshura sa herë që shikonin Gatuzon, i cili duhet thënë se nuk e priti aspak mirë shkanë e Ibrës. Diçka të tillë kundër Gatuzos vetëm Zlatan mund të guxonte ta bënte".