Luis Enrike ka frikë Atletikon, Bajerni favorit ndaj Benfikës
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rikthehet sot në mbëmje magjia e Ligës së Kampioneve me ndeshjet çerekfinale. Humbja e fundit kundër Realit i ka zbritur disi me këmbë në tokë katalanasit, të cilët kishin 39 ndeshje pa pësuar disfatë.
Kreu i pankinës së Barcelonës e cilëson skuadrën e Simeones si një rrezik të madh eliminimi, por ajo që i jep optimizëm është forma e mirë fizike e lojtarëve të tij.
Ndeshja e sotme mes Barcelonës dhe Atletikos luhet në orën 20:45 dhe pritet me një interesim të jashtëzakonshëm. Trajneri Enrike nuk tregohet euforik dhe ka deklaruar do të tregohet mjaft i kujdesshëm.
Nga ana tjetër Diego Simeone nuk bën llogari, edhe pse luan kundër Barcelonës në transfertë. Në konferencën e djeshme për shtyp, ai kërkoi vetëm triumf në "Kamp Nou", si të vetmin rezultat që e kënaq...
Bajern-Benfika
Ndeshja tjetër e mbëmjes së sotme është ajo mes Bajernit dhe Benfikës. Këto dy skuadra janë përballur 6 herë me njëratjetrën. Në të tria përballjet, Bajerni ka shkuar në finale dhe ka fituar dy herë trofeun. Bilanci i Bajernit me ekipin portugez është më se pozitiv: 4 fitore dhe 2 barazime kundrejt një golavarazhi 16 gola të shënuar dhe vetëm 4 të pësuar. Pas 21 vitesh erdhi momenti që të dy klubet të përballen sërish.