e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ibra: Jam me i mire se Mesi dhe Ronaldo

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ibra: Jam me i mire se Mesi dhe Ronaldo
Futbollisti i Milan, Zllatan Ibrahimovic ka thënë për mediat franceze se ai është lojtar më i mirë se sa argjentinasi Lionel Mesi dhe portugezi Kristiano Ronaldo. Sulmuesi i njohur fillimisht thotë se voton për Mesi në përzgjedhjen e lojtarit më të mirë të botës në vitin 2011, por më vonë pohon se është më i mirë se sa argjentinasi.“Mendoj se jam më i mirë se ata të dy. Nuk më duhet “Topi i artë” për të qenë numër një në botë”, është shprehur Ibrahimoviç.Ai ka të drejtë vote si kapiten i kombëtares suedeze dhe nuk ka fshehur simpatinë ndaj lojtarit të Barcelonës. “Vota ime për fituesin e “Topit të artë” shkon për Leo Mesi. Ai është më i forti dhe shpresoj se ashtu edhe do të mbetet. Mesi ka fituar gjithçka që mundet dhe është ende i ri”, ka thënë Ibrahimovic.