E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cana largohet nga Lazio ne janar?

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cana largohet nga Lazio ne janar?
Lorik Cana po përballet me një situatë të vështirë tek Lazio. Pas barazimit 0-0 ndaj rumunëve të Vasluit, rezultati ka irrituar tifozët e Lazios të cilët e quajnë blerje të dështuar kapitenin e Shqipërisë. Cana është aktivizuar 90 minuta titullar mbrëmjen e së enjtes, por duket se performanca e tij ka marrë një “dush të ftohtë” në përfundim të sfidës. Mediat italiane aludojnë largimin në janar në shenjë reagimi të klubit ndaj pakënaqësisë së tifozëve. Në radhën e pare te pritjes është ish-ekipi i Canes, Marseille  që sipas një sondazhi ka preferuar të rikthejë ish-kapitenin e vet, një lider gjatë viteve 2005-2009. Sipas gazetës “Corriere della Sera”, shifra prej 1.7 mln euro në sezon që fiton Cana, është e lartë dhe e rrezikshme, për një futbollistë që ndaj Vasluit flitet se ka pasur provën e fundit.