Alarm per stadiumin, shteti i kerkon 153 milione euro FSHF-se!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kryeministri i vendit, Sali Berisha premtoi në shkurtin e këtij viti ndërsa shpjegonte vendimin e qeverisë së tij për ngritjen e një SHA-je që do të ndërtonte dhe menaxhonte stadiumin e ri kombëtar në vend të “Qemal Stafës” aktual, se do e priste personalisht ai shiritin e tij më 28 nëntor 2012, në ditën e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit. Sot, 10 muaj më pas ky premtim jo vetëm që nuk mund të mbahet më, por zhvillimet e fundit tregojnë se 28 nëntori i ardhshëm mund të jetë “varrosja” e projektit që do e bënte Shqipërinë me një stadium të denjë për futbollin ndërkombëtar. Lajmi i fundit, një letër që ka mbërritur në FSHF, tri ditë më parë ka rënë si një bombë në institucionin e futbollit. Letra është përpiluar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe i drejtohet Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sportev. Për dijeni i është dërguar edhe titullarit të FSHF-së, Armand Duka.
Letra ngjan si një korrespondencë e thjeshtë mbi faktin që ka përfunduar procesi i zbritjes së kapitalit nga pronarja aktuale e stadiumit “Qemal Stafa”, shoqëria anonime me kapital shtetëror te Shoqëria Aksionere “Kuqezi”, e cila do të menaxhojë ndërtimin dhe vetë stadiumin e ri. Por në fund të saj ka një fjali që ka alarmuar FSHF-në. Teksti i Ministrisë së Ekonomisë thotë: “Vlera e kapitalit shtetëror prej 7,112,117,000 lekë (rreth 51 milionë euro) do të përbëjë 25% të kapitalit themeltar në shoqërinë “Qendra Sportive Kuq e Zi”, e përftuar nga zbritja e kapitalit të SH.A. “Qendra Sportive” Tiranë është në dispozicion të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për krijimin e shoqërisë së re”.
Me fjalë të tjera, Ministria e Ekonomisë i ka bërë një vlerësim aseteve të pronës aktuale të stadiumit kombëtar dhe kërkon t’a fusë këtë vlerësim në kapitalin e ShA së stadiumit të ri, me pronarë 25% shtetin dhe 75% FSHF-në. Kjo do të thotë që Ministria e Ekonomisë pretendon që Federata Shqiptare e Futbollit duhet të gjejë 22 miliardë lekë ose rreth 153 milionë euro, në mënyrë që Sh.A “Kuqezi” të ekzistojë dhe t’i hapet rrugë ndërtimit të impiantit. Me fjalë edhe më të qarta, praktikisht Ministria ka dekretuar dështimin e Shoqërisë Aksionere. Me 153 milionë euro, FSHF mund ta ndërtojë ku të dëshirojë stadiumin e ri Kombëtar dhe nëse do i kishte këto para nuk do të kishte asnjë nevojë që t’I shtrinte dorën qeverisë.
Sidoqoftë, në FSHF nuk kanë ende një qëndrim zyrtar për këtë ccështje. Presidenti, Armand Duka dhe sekretari i përgjithshëm, Eduart Prodani ndodhen në Ukrainë të ftuar nga Federata e Futbollit të këtij vendi. Por kompetentë të kësaj ccështjeje, që natyrisht nuk duan të identifikohen tregojnë atë që me siguri do të jetë qëndrimi i mëtejshëm i institucionit. “Ministria e Ekonomisë ka interpretuar ashtu sicc ka dashur një VKM të Qeverisë. Por dihet që VKM-të janë ligje dhe ligjet fatmirësisht janë të detajuara dhe nuk mund të interpretohen sipas dëshirës.
VKM e thotë qartë që dy ortakët e Shoqërisë, pra FSHF dhe Shteti nuk kanë detyrime ndaj të tretëve që në këtë rast është ish-shoqëria Aksionere që ka qenë më parë pronare e stadiumit “Qemal Stafa”. Interpretimi i Ministrisë së Ekonomisë është vetëm një tjetër pengesë që i bëhet përfundimit të procedurave ligjore për ngritjen e stadiumit”, tha burimi. Në FSHF nuk duan ende të besojnë se ka një kthim prapa të qeverisë për të mos e ndërtuar stadiumin. “Ne ende shpresojmë që vetë kryeministri Berisha do të ndërhyjë për të shmangur burokracitë dhe për të përfunduar procedurat ligjore për regjistrimin e pronës në emër të shoqërisë Aksionere të ndërtuar në bazë të vendimit të vetë VKM-së së qeverisë”, tha i njëjti burim.
Aktualisht, vetë FIFA është duke i bërë një studim fizibiliteti stadiumit actual “Qemal Stafa”. Në bazë të këtij studimi që pritet të përfundojë në muajin shkurt do të përcaktohet projekti përfundimtar i stadiumit të ri, që përfshin edhe kapacitetin e tij. Ky studim, megjithatë nëse nuk do të ndryshojë vullneti i shtetit, mund të mos jetë i nevojshëm…/Sport Ekspres