Skandali, masakrohet gjyqtari ne Lac (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ajo që ka ndodhur në stadiumin e Laçit meriton emrin e masakrës. Për më shumë se 90 minuta në fushë, skuadra vendase është ndarë në 1-1 me Kastriotin, por momenti i fërshëllimës së fundit ka sinjalizuar edhe fillimin e një dhune barbare në dëm të gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Lorenc Jemini, i cili është masakruar nga shkelmat dhe grushtet e presidentit të Laçit, Pashk Laska, por edhe të shumë tifozëve. Viktima të dhunës kanë qenë edhe disa nga futbollistët miq. Dhe e gjitha kjo ka ndodhur para syve të policisë, e pazonja për të evituar këtë skenë të përgjakshme.
Gjithçka ka nisur mirë dje në mesditë në Laç, ku vendasit përballeshin me Kastriotin fqinj. Të dyja skuadrat, të cilat vinin pas humbjeve në javën e 10, Laçi me Teutën në Durrës dhe Kastrioti me Shkumbinin në Krujë, luftuan fort për fitoren, ndërkohë që ndeshja ka pasur edhe ndonjë shenjë tensioni në tribuna, ku vendasit në shumë raste kontestuan vendimet e gjyqtarit Lorenc Jemini. Për t’u rikthyer te ndeshja, pas një morie rastesh të humbura në të dyja portat, ishte kroati Stipe Buljan, ai që realizoi golin e laçianëve në minutën e 45. Pjesa e dytë pasqyroi më shumë këmbëngulje nga ana e krutanëve, të cilët u shpërblyen me golin e francezit Inkango në fund të kësaj pjese. Për Inkango ky ishte goli i tij i shtatë në dhjetë ndeshje, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë i Kastriotit. Të pakënaqur për golin e krutanëve të konsideruar në pozicion jashtë loje, irritoi i tifozerisë.
Pas përfundimit të minutave shtesë, gjyqtari Jemini ka kryer ritualin e fërshëllimës treherëshe, që vendos përfundimin e takimit. Por ky moment duket se më shumë ka vlejtur për të sinjalizuar edhe shpërthimin e zemërimit të drejtuesve të Laçit, të tifozerisë vendase. Sipas burimeve të besueshme, menjëherë më pas presidenti i skuadrës vendase, Pashk Laskaj, u ka kërkuar gazetarëve dhe operatorëve të pranishëm të fiknin kamerat. Në atë çast, Laskaj shkoi drejt gjyqtarit kryesor, të cilin e ka qëlluar me shkelma e grushte. Pas tij u turrën edhe dhjetëra tifozë, të cilët nuk e kursyen dhunën shtazarake ndaj të vetmit gjyqtar shqiptar të FIFA-s.
Fusha e gjelbër u kthye në një arenë përleshjeje, me një objektiv të vetëm, arbitrin Jemini. Ndërhyrja e forcave të rendit ishte e menjëhershme, por ka qenë e pamundur për të shpëtuar gjyqtarin, në drejtim të të cilit vërshonin grushte e shkelma nga të gjitha anët. Janë dashur kordonë të shumtë të policisë për të bërë të mundur nxjerrjen jashtë stadiumit të gjyqtarit të gjakosur, i cili nën shoqërinë e forcave të rendit është nisur për në Tiranë.
Valës së dhunës nuk i kanë shpëtuar as disa nga futbollistët e Kastriotit. Policia, edhe pse ishte prezente, nuk e ka aplikuar rregullin e arrestimit në flagrancë, pasi deri në orët e mbrëmjes së djeshme nuk është regjistruar asnjë i arrestuar. Dhuna është shfaqur edhe në Kamzë, ku tifozët kamzalinj kanë dhunuar barbarisht shoferin e autobusit të Teutës. Arsyeja për këtë dhunim nuk dihet për momentin. Tifozët e Kamzës edhe gjatë ndeshjes kanë sharë në kor disa lojtarë të Teutës.