Hysaj nen vezhgimin e Hannover 96

Hysaj nen vezhgimin e Hannover 96

Elseid Hysaj ka tërhequr vëmendjen e Hannoverit. Lojtari i krahut të Empolit duket të ketë ngjallur interes në klubin gjerman, i cili ka dërguar shpesh vëzhguesit e tij për ta ndjekur atë në ndeshjet e fundit. Eshtë padyshim një nga talentet e Serie A-së. Elseid Hysaj, ka kohë që po bën që të flitet për të. Shkodrani 21-vjecar përveçse një pikë referimi për krahun e Empolit, tashmë është kthyer edhe një pikë e fortë e kombëtares kuq-e-zi të De Biasit (12 ndeshje me përfaqësuesen që prej 6 shkurtit 2013-të). Hysaj ka zhvilluar këtë sezon disa ndeshje të shkëlqyera, sikundër ishte ndeshja e barazuar (1-1) ndaj Milanit.

 

Që prej ndeshjes ndaj Parmës (0-2), Hysaj ka zhvilluar 14 ndeshje radhazi, me një total që shkon në 28 ndeshje (Serie-a; Coppa Italia). Këto statistika si dhe performancat e mira të treguara nga shkodrani kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve italiane, por së fundmi edhe të huaja. Sipas raportimeve të shtypit italian, së fundmi në Stadiumin Carlo Castellani (Empoli), janë parë shpesh vëzhgues gjerman, të cilët thuhen të jenë dërguar nga klubi Hannover 96. Duhet thënë se aktualisht Hysaj ka një kontratë që i përfundon qershorin e vitit të ardhshëm, ndërsa kartoni i tij vlerësohet diku tek 4 milionë euro. Me këto performanca të tij dhe kontratën në përfundim, jemi të sigurt se Hannover nuk do të jetë i vetmi klub që do të interesohet për të.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama