Alban Dorzi shqiptari kampion Evrope ne Kickboks

Alban Dorzi, shqiptari kampion Evrope ne 'Kickboks'

Kikboksieri 23-vjeçar, Alban Dorzi është shpallur kampion Evrope, duke mposhtur qipriotin Cihan Selcuk. Shqiptari i talentuar ka triumfuar në sfidën e zhvilluar në Nuremberg të Gjermanisë, duke bërë të vetin trofeun më të rëndësishëm Evropian të “Kickboksit”. Dorzi konkuroi për titullin kampion të verisonit ISKA në B-Klasse në kategorinë deri në 61 kg. Pas fitimit të titullit kampion, Alban Dorzi, për mediet  e huaja është shprehur: “Jam krenar për fitoren time dhe ia dedikoj atë gjithë shqiptarëve për përkrahjen. Faleminderit”. Kampioni i Evropës në “Kickboks”, me një ndjenjë të lartë atdhetarizmi ka karrierë të sukseshme në kikboksin amator, ndërsa së fundmi ka bërë hapin e madh në atë profesionist. Kujtojmë se ai ka edhe një suksesë tjetër si kikboksier profesionist, ku ka fituar titullin e kampionit të Gjermanisë të versionit WMAO.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama