Stadiumit Skenderbeu i rikthehet energjia klubi lidh kontrate me OSHEE-ne

Stadiumit 'Skenderbeu' i rikthehet energjia, klubi lidh kontrate me OSHEE-ne

Klubi i Skënderbeut ka lidhur kontratën për pagesën e faturave të pashlyera me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ditën e hënë, OSHEE-ja i ndërpreu energjinë stadiumit “Skënderbeu”, pasi rezultonte debitor ndaj OSHEE prej dy vitesh. Shoqëria kishte pa paguar 4 milionë lekë.

Në bazë të kontratës së nënshkruar, klubi “Skënderbeu” do të shlyejë me këse mujore borxhin ndaj OSHEE-së.

Me zgjidhjen e këtij problemi, edhe ndeshja e së mërkurës mes Skënderbeut dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 25 të Superligës, do të zhvillohet siç ishte parashikuar, në orën 15:00.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama