Huntelar i thyen hundën portierit të tij, holandezi humb Anglinë (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Portieri i Holandës, Jasper Cillessen do të mungojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Anglisë. Shkak për këtë është bërë incidenti i ndodhur në stërvitjen e kësaj të diele.
Përplasja me sulmuesin Huntelar i shkaktoi atij thyerjen e hundës. 26-vjeçari u pa të linte ambientet e stërvitjes i shoqëruar nga stafi mjekësor dhe sipas "Daily Mail", ai pritet të mungojë në miqësoren e së martës ndaj Anglisë.


