Baloteli pa skuadër? Oferta e çmendur vjen nga Kina
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas paraqitjes së dobët të treguar në ndeshjet e fundit me Milanin, Mario Baloteli duket se ka ndërmend të lërë Italinë. Sulmuesi është huazuar te kuqezinjtë nga Liverpuli dhe sipas zërave të fundit, as në këtë ekip nuk preferohet.
Mediat italianë kanë zbuluar së fundmi edhe ofertën e re që ka ardhur për sulmuesin. Kinezët e Jiangsu kanë shfaqur interes dhe sipas portalit "ilmilanista.it", oferta ndaj tij është 15 milionë euro në sezon.
Portali italiane citon burime ekskluzive dhe përmend edhe një takim që është zhvilluar në njërin prej hoteleve të Milanos mes Balotelit dhe disa përfaqësuesve të Jiangsu-së.