De Biasi: Milot Rashica, pjese e se ardhmes se Shqiperise
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesfushori nga Vushtrria, Milot Rashica, ka marrë lëvdata nga tekniku i Shqipërisë, Gianni De Biasi. Ky i fundit ka thënë se ylli i ri i Vitesses është e ardhmja e ekipit kuqezi.
“Rashica është pjesë e një projekti, për Shqipërinë e së tashmes ose për Shqipërinë e të ardhmes”, ka deklaruar strategu italian.
“Është një djalë i ri dhe e ardhmja varet vetëm prej tij. Nëse luan ashtu siç ka luajtur me Vitessen do të ketë një të ardhme prej protagonisti në këtë kombëtare. Nuk e di nëse e ardhmja për të do të jetë tani apo në projektin e 2 vjecarit për Rusi”, ka shtuar De Biasi.
Rashica pritet të debutoje në ndeshjen e sotme miqësore ndaj Luksemburgut.