e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Humbja ndaj kampionëve, Shtubina: Mos e bëni tragjedi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Humbja ndaj kampionëve, Shtubina: Mos e bëni tragjedi

Kapiteni i Vllaznisë i ka dalë kundër të gjithë atyre që kanë menduar se skuadra e tij ka udhëtuar drejt Korçës për të luajtur një ndeshje sa për statistikë.Vllaznia-Kastrioti 2-1, Shtubina ka shenuar Sipas tij, shkodranëve në atë ndeshje u ka munguar fati. "Mendoj se kemi zhvilluar një takim të mirë ndaj Skënderbeut dhe kishim shanse të mira për të marrë pikë, që ishte edhe objektivi ynë.

Nisur edhe nga mungesat, por edhe duke menduar për vazhdimësinë, drejtuesit kanë marrë vendimet e tyre për sa i përket formacionit. Mendoj se ata kanë bërë zgjedhjen e duhur në këtë drejtim. Por ne nuk kemi shkuar në Korçë të dorëzuar.

Bëmë të pamundurën për të dalë me pikë, por nuk ia kemi arritur një gjëje të tillë edhe pse kishim shanset tona, si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën dhe për këtë më vjen shumë keq", u shpreh fillimisht Shtubina në prononcimin e tij për "Panorama Sport".

Teuta - Ndeshjen e radhës në kampionat shkodranët do ta luajnë ndaj Teutës, skuadër e cila në tri fazat e para të kampionatit u ka marrë kuqebluve pikët maksimale. "Normalisht që pas takimit me Skënderbeun dhe humbjes që për mua nuk është ndonjë tragjedi e madhe, fokusi është te sfida me Teutën.

Një skuadër që kërkon mbijetesën siç jemi ne, minimalisht duhet të bëjë gjithçka mirë në shtëpi, pra të fitojë. Ndaj Teutës, por edhe skuadrave të tjera me të cilat do të luajmë në shtëpi nuk do të ketë asnjë alternativë tjetër përveç fitores.

Forcat tona do të fokusohen te këto takime në radhë të parë dhe çfarë mund të arrijmë në transfertë do të mbetet për t'u parë", tha Shtubina. Situata - Në mbyllje të deklaratës së tij, Shtubina ka vlerësuar gjendjen e mirë që po kalon skuadra në javët e fundit.

"Mendoj se ekipi nga ndeshja në ndeshje është gjithmonë në rritje. Në çdo përballje ne jemi treguar të barabartë pavarësisht kundërshtarit. Rezultatet nuk na kanë munguar dhe shpresoj që një gjë e tillë të mos ndodhë më në të ardhmen.

Gjithashtu, edhe në aspektin personal po kaloj në formë të mirë dhe në fund shpresoj që si skuadra, ashtu edhe unë të marrim frytet e punës që po bëjmë. Mbijetesa në Superiore ende nuk është siguruar matematikisht, por unë jam i bindur se një gjë e tillë nuk do të diskutohet", ka përfunduar Shtubina.