e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Hulian Rubio, akuza lojtareve te Tiranes: Nuk zbatuan planin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hulian Rubio, akuza lojtareve te Tiranes: Nuk zbatuan planin
Një gol i Gilman Likës, që solli shumë iluzione, vetëm 66 minuta rezistencë dhe më pas kapitullimi pa kushte. Kjo ishte historia e përballjes, ku Tirana humbi 3-1 me Spartak Tërnavan. Për afro një orë, bardheblutë menduan se arritën të kualifikoheshin në Sllovaki, megjithatë, ata u kthyen me këmbë në tokë nga golat e Tomaçek dhe Proçazkas. Por disfata e radhës në kupat e Europës duket se ka zgjeruar hendekun ndërmjet trajnerit Hulian Rubio dhe skuadrës. Pas provës zhgënjyese, tekniku spanjoll akuzoi skuadrën se shthurja erdhi pasi nuk u zbatuan detyrat taktike. “Edhe pse kaluam në avantazh 0-1, skuadra nuk bëri mjaftueshëm për të zbatuar planin që kishim përcaktuar”, tha ai.

Më tej, Hulian Rubio largoi edhe përgjegjësitë nga vetja, duke evidentuar shkaqet e eliminimit nga Europa League. “Menduam se mund ta kalonim Spartak Tërnavën dhe të luanim kundër Levskit të Sofjes, por kjo nuk ndodhi. Vendasit luajtën më mirë dhe e merituan kualifikimin. Më duhet të them se kam pasur pak kohë në dispozicion për të përgatitur skuadrën: kemi punuar vetëm 20 ditë për këto ndeshje”, tha trajneri. Ai dha edhe një tjetër justifikim të çuditshëm: “Erdhëm vonë në Sllovaki”, kur në fakt kjo ishte pikërisht zgjedhja e tij, për të evituar udhëtimin në orët e para të mëngjesit të së martës.