Heshtje, lot e zemerim, ja drama e Vllaznise
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Eliminimi është gjithmonë i vështirë për t’u pranuar. Megjithatë, një eliminim si ai i Vllaznisë në ndeshjen përballë Thunit, e vlefshme për turin e dytë eliminator të Europa League, është një dramë. Kuqeblutë kryesonin 0-1 deri në minutën e 89 të takimit, ndërsa ëndrra e tyre u shkatërrua në kohën shtesë, në harkun e tre minutave. Skuadra zvicerane shënoi dy gola mjaft të diskutueshëm: në të 89-n Milaim Rama e dërgoi topin në rrjetë, duke u nisur në pozicion të dukshëm jashtë loje (të paktën një metër), ndërsa në të 92-n, Benxhamin Luthi i dha fitoren 2-1 dhe kualifikimin Thunit, ndërsa më parë gjatë aksionit ishte shkaktuar një faull i dukshëm ndaj portierit Vujadinoviç.
Të dyja rastet janë cilësuar në mënyrë absurde si të rregullta nga gjyqtari portugez, Joao Ferreira. Këto vendime të “bilbilit” luzitan vulosën humbjen e Vllaznisë dhe eliminimin e tyre. Më tej, për lojtarët e Mirel Josës nuk mbeti tjetër veçse zemërimi dhe zhgënjimi për një largim kaq dramatik. Sapo mbaroi ndeshja, lojtarët janë shtrirë në fushë duke qarë, ndërsa disa prej tyre janë parë të përlotur edhe në momentin e largimit nga “Arena Thun”. Situata brenda skuadrës ka qenë mjaft e nderë. Askush nuk kishte forcën për të folur, qoftë edhe për t’u dhënë zemër shokëve, apo për të provuar të lehtësonte dhimbjet. Sipas burimeve pranë klubit, stafi teknik dhe futbollistët e kanë kaluar natën pa gjumë, duke pritur orën 06.00 të mëngjesit për t’u kthyer në Shqipëri. Edhe rruga, e cila ka zgjatur afro gjashtë orë, ka kaluar në heshtje me lojtarët që preferonin të shkonin në shtëpi dhe të tentonin ta harronin atë që ndodhi.
Zemërimi i lojtarëve dhe stafit teknik kuqeblu lidhej edhe me aludimet menjëherë pas ndeshjes se rezultati mund të kishte qenë i manipuluar. Megjithatë, në pamjet filmike dukej qartë se golat e pësuar nga Vllaznia ishin të parregullt. Për rrjetën e dytë të Thunit ka folur edhe Vujadinoviç. “Gardiani” ishte i përfshirë në aksionin e rrjetës që shkatërroi ëndrrat e shkodranëve, për të luajtur për herë të parë në histori, në turin e tretë të kupave të Europës.
“Në rastin e golit të dytë m’u shkaktua një faull i dukshëm. Përpara se topi të vinte në zonë, një lojtar kundërshtar më goditi me bërryl dhe nuk ndihesha aspak mirë për të vazhduar lojën. Por, me gjithë protestat e shokëve të mi të skuadrës, gjyqtari nuk e ndalonte lojën, në mënyrë që unë të merrja ndihmën e parë”, tha malazezi, që ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të Vllaznisë në ndeshjet e Europa League. Portieri shpjegoi edhe ato që mund të jenë arsyet e vendimit: “Ndoshta gjyqtari nuk e ndaloi votën, sepse skuadra jonë e teproi disi me vonesat në fushën e lojës, megjithatë mua m’u shkaktua një faull i dukshëm”.