Hoxhson: Pas Gjermanisë do bëj skarcime tek Anglia
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Roj Hoxhson ka paralajmëruar fut bollistët e tij për miqësoren e luksit ndaj Gjermanisë.
Trajneri i Anglisë ka theksuar se do të marrë vendim mbi fatin e disa lojtarëve pas kësaj ndeshje, duke i grumbulluar apo lënë jashtë liste mbi kampionatin europian.
Ai gjithashtu u shpreh se në kompeticionin e muajit qershor, do kërkojnë të triumfojnë, pasi nuk ka rëndësi pjesëmarrja apo loja e bukur...
Si e keni përgatitur ndeshjen me Gjermaninë?
Ne kemi dy miqësore, që do kenë rëndësi të madhe për mua. Dua të krijoj një ide më të qartë për futbollistët që kam në vëzhgim. Rivaliteti është i madh dhe do të ketë lojtarë që kanë kontribuar gjatë eliminatoreve, por do qëndrojnë jashtë liste. Sa i përket Gjermanisë, ne do hyjmë në fushë vetëm për fitore. Kushdo që do jetë në formacion, ka për të dhënë maksimumin e tij. Gjithsesi, në duele të tilla, mund të caktohet më lehtësisht kush e meriton të jetë në Europian dhe kush jo. Besoj se do bëj disa skarcime pas kësaj sfide.
Mungojnë lojtarë të rëndësishëm si Runi, Sterling apo Hart...
Po, janë lojtarë të rëndë- sishëm për ne. Në port do të jetë në njërën ndeshje Forster dhe në tjetrën Butland. Sa i përket sulmit, kam në dispozicion futbollistë si Kejn, Starrixh apo Vardi. Ualkot pati një shqetësim fizik dhe nuk u stërvit ditën e sotme (dje).
Anglia u kualifikua duke fituar të gjitha ndeshjet e grupit dhe me diferencë absolute në gola. Çfarë rëndësie kanë këto të dhëna?
Tregon profesionalizmin dhe seriozitetin që treguan futbollistët duke fituar të gjithë ndeshjen. Nuk kanë qenë të gjitha ndeshje të lehta, por ne kemi arritur t'i kalojmë me sukses.
Çfarë lloj futbolli doni të shikoni tek Anglia?
Mbi të gjitha dua një futboll fitues. Sa herë që më pyesni mbi filozofinë e lojës, mendoj se kryesisht përgjigjet janë banale. Ne jemi një ekip i bukur për t'u parë. Personalisht jam mjaftueshëm krenar për futbollin që praktikojmë.
Çfarë mesazhi keni për lojtarët para Europianit?
Dua që ata të kenë besim te forca e tyre. Nuk mund të hyjnë në një skenë aq të rëndë- sishme si Europiani pa pasur motivimin e duhur. Dëshira ime është që lojtarët të jenë të bindur për triumfin. Vetëm ashtu do të shikoni Anglinë e vërtetë.
Si ju duken kundërshtarët e grupit?
Do të përballemi me Rusinë, Uellsin dhe Sllovakinë. Janë të gjitha skuadra shumë të mira. Nuk kanë rëndësi diferencat që bëhen në letër. Është njësoj si në Premier Ligë, ku nuk fiton gjithnjë favoriti.
Si i menaxhoni pritshmëritë e mëdha në Angli për një triumf të rëndësishëm?
Në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë nuk mendoj për objektivat, por për ekipin. Të gjithë skuadrat do të jenë nën presion. Edhe trajnerët gjithashtu. Nëse je në krye të një ekipi kombëtar, duhet të menaxhosh si duhet trysninë. Ne do t'u përgjigjemi me meritë pritshmërive të tifozëve.