e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Erikson: Hoxhson duhet të besojë te talenti Reshford

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Erikson: Hoxhson duhet të besojë te talenti Reshford

Kombëtarja e Anglisë ka mbipopullim në repartin sulmues, me futbollistë si Runi, Kejn, Vardi, Starrixh, Uelbek apo Ualkot, të cilët luftojnë për të qenë titullarë. rashfordGjithsesi, ish-trajneri i përfaqësueses, Sven-Goran Erikson, mendon se Hoxhson duhet të grumbullojë Reshfordin.

"Talenti i Junajtid është vetëm 17 vjeç, por po tregon se është një kampion i madh. Roj duhet ta kishte grumbulluar për miqësore dhe kjo do t'i shërbente për të treguar se sa vlen. E vërtetë që ka mjaft alternativa, por një lojtar i ri në moshë është më efikas ndonjëherë, pasi ka motivim më origjinal. Fakti që po shkëlqen te Junajtid, besoj se mjafton për t'i dhënë një mundësi edhe në Kombëtaren e madhe", deklaroi Erikson.