Holanda, 'e denuar' per te marre tri piket
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Holanda luan kundër ekipit më të nënvlerësuar të grupit, të paktën në letër. Djemtë e Van Marvijk nuk duhet ta diskutojnë fitoren, për të mos e vënë në diskutim kualifikimin për në raundin tjetër të Evropianit.
Analiza/ Holanda Sipas llogarive të bëra nga “tulipanët”, Gjermania dhe Portugalia, secila mendon se ka tri pikë të siguruara, pikërisht në ndeshjen kundër danezëve. Holandezët e nisin pikërisht ndaj skuadrës së Olsenit dhe rezultati që do arrijnë, do të ndikojë edhe dy sfidat e ardhshme. Po fituan, ata do të jenë në një gjendje të shkëlqyer psikologjike dhe me vetëbesim për të siguruar kualifikimin. Në të kundërt, do ndihen në presion, çka mund t’u shkaktojë jo pak probleme kundër gjermanëve dhe portugezëve. Gjithsesi, përveçse janë “të dënuar” për të fituar ndaj Danimarkës, ata i kanë të gjitha kushtet për t’ia dalë mbanë. Me futbollistë të shpejtë nga krahët si Roben apo Afelaj, një finalizues të shkëlqyer si Van Persi, me fantazinë e paparashikueshme të Shnajderit, Danimarka do ta ketë thuajse të pamundur që ta ruajë të paprekur portën. Van Marvijk pritet të fitojë “luftën” në qendër të mesfushës dhe me këtë lëvizje, të gjithë lojtarët e repartit të avancuar, jo vetëm që do kenë më shumë hapësira, por edhe lehtësi për të shënuar dhe dhuruar spektakël. Në letër, kualiteti i “tulipanëve” është disa herë më superiorë se ai i rivalit, sidomos raporti i sulmuesve holandezë me mbrojtësit që kanë përballë.
Analiza/ Danimarka Futbollistë që vrapojnë shumë, me një fantazist tepër të zgjuar si Eriksen, danezët do të mundohen të surprizojnë një nga favoritët e kompeticionit. Ata do provojnë të mbrohen me të gjitha forcat dhe të shpresojnë që ta ruajnë të paprekur portën të paktën në 45 minutat e para, me shpresën për të shtuar presionin te rivali, i cili ka treguar se kur vuan për të shënuar, del edhe nga skemat taktike. Gjithsesi, psikologjikisht dhe potencialisht janë më inferiorë se kundërshtari. Parashikimi Holandezët pritet të fitojnë pa shumë probleme, pasi kanë një repart sulmues që duket i vështirë për t’u përballur nga danezët. Madje, për vetë diferencat kualitative që kanë, pritet të fitojnë në një ndeshje ku do të shënohen të paktën tre gola.
5 NDESHJET E FUNDIT – HOLANDA
Holandë – Irlandë e V. 6-0
Holandë – Sllovaki 2-0
Holandë – Bullgari 1-2
Bajern Mynih – Holandë 3-2
Angli – Holandë 2-3
5 NDESHJET E FUNDIT – DANIMARKA
Danimarkë – Australi 2-0
Danimarkë – Brazil 1-3
Danimarkë – Rusi 0-2
Danimarkë – Finlandë 2-1
Danimarkë – Suedi 2-0