e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Hitzfeld: Bajerni ka mundesi te behet ekipi i pare qe fiton dy here radhazi Champions-in

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hitzfeld: Bajerni ka mundesi te behet ekipi i pare qe fiton dy here radhazi Champions-in

Ish-trajneri i Bajern Mynih, Ottmar Hitzfeld, ka thurur lëvdata për trajnerin Pep Guardiola dhe ekipin e tij, duke thënë se ata janë favoritë për të mbrojtur titullin e Ligës së Kampionëve. Bavarezët mbrojtën titullin e Bundesligas të martën, pas fitores ndaj Herta Berlin, dhe u bënë kampionët më të hershëm në histori të kampionatit gjerman.

Dhe, trajneri i Zvicrës, Hitzfeld, nuk ka ngurruar të shprehë admirimin për skuadrën dhe për trajnerin Pep Guardiola, ndërsa ka parashikuar se ata do të bëhen ekipi i parë në historinë e futbollit evropian që mbrojnë titullin e Ligës së Kampionëve.

“Gjithmonë është sensacionale kur një ekip thyen rekorde të tilla. Asnjë ekip nuk ka qenë kampion aq herët në një sezon. Kjo është një performancë sensacionale nga Bajern. Pep Guardiola i ka bërë ata edhe më të mirë- një trajner i cili tashmë ka fituar gjithçka. Për mua, Bajern është favorit për të fituar edhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë Hitzfield.