e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

De Biazi: Niveli ekonomik ne Shqiperi eshte aq i ulet, sa mund te shkosh pa frike e te jetosh si pensionist

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
De Biazi: Niveli ekonomik ne Shqiperi eshte aq i ulet, sa mund te shkosh pa frike e te jetosh si pensionist

Në Shqipëri duket se ka gjetur shtëpinë e dytë. Nuk e fsheh aspak Xhani De Biazi, që nuk lë rast pa folur për Shqipërinë. Edhe në një takim mes miq në Trevizo të Italisë, tekniku i Kombëtares shqiptare “është mburrur” për punën që ka bërë nën drejtimin e kuqezinjve, por edhe për mikpritjen që ka hasur nga shqiptarët gjatë kësaj kohe që punon në vendin tonë:

“Shqiptarët e dashurojnë futbollin. Niveli i kampionatit atje është pak a shumë sa Seria C këtu në Itali, por gjithsesi mua më pëlqen. Para se të shkoja në drejtim të kombëtares ajo ishte në vendin e 87-të, ndërsa u ngjit deri në vend të 37-të. Kam lojtarë të shpërndarë në gjithë botën, përfshi edhe këtu në Itali. Në Shqipëri kam gjetur mikpritjen dhe kënaqësinë e të jetuarit. Niveli ekonomik është i ulët, aq sa mund të shkosh pa frikë e të jetosh si pensionist. Në Itali kam pasur eksperienca shumë të mira, si te Modena apo Breshia“, shprehet De Biazi,

Trajneri italian i kuqezinjve nuk ka harruar të tregojë dhe aventurën me biçikletë në Shqipëri ku së bashku me një grup prej 25 vetash ku bënte pjesë edhe Xhovani Storti i “Aldo, Xhiovani e Xhaikomo” ‘rendën’ nëpër Shqipëri. ”

“Fitova etapën e parë, pasi të tjerët ngatërruan rrugën, pastaj të tjerat…”, ka treguar De Biazi në një shkrim të publikuar në të përditshmen “La Tribuna di Treviso”.