Historike, Shqiperia ne vendin e 43 te FIFA-s
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shqipëria ka vendosur një tjetër rekord në renditjen e FIFA-s. Ajo tashmë renditet në vendin e 43, me 640 pikë, një pozicion historik ky.Një muaj më parë Shqipëria vendosi një tjetër rekord, duke u renditur në vendin e 48, por këtë muaj ka fituar edhe 5 pozicione të tjera. Shkak për këtë janë bërë ndeshjet e shkëlqyera të zhvilluara së fundmi. Faqja e FIFA-s thotë se kjo ngjitje e Shqipërisë vjen prej ndikimit Italian, duke iu referuar trajnerit Xhiani De Biazi.