Revolucion tek Junaited, iken Runi, rikthehet Ronaldo
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mançester Junaited duket se do të pësojë një revolucion të vërtetë këtë vit. Pas largimit të Aleks Ferguson, nga Mançesteri pritet që të largohet edhe Uejn Runi. 27-vjeçari ka kërkuar që para dy javësh të largohet, duke qenë se tashmë me Van Persin si lojtar kryesor në sulm, ai nuk ndihet më i rëndësishëm. Për më tepër që Runi nuk ka marrëdhënie me trajnerin e ardhshëm të Junaited, Dejvid Mojes, me të cilin ka pasur edhe një process gjyqësor pas largimit nga Everton.
Mediat britanike kanë bërë me dije se Runi kërkon të largohet drejt Çelsit. Ndërkohë, për të zëvendësuar Runin, Junaited pritet që të bëjë një rikthim të madh, Kristiano ronaldon. Portugezi nuk ka rinovuar me Realin dhe me largimin e Murinjos, duket se edhe ai ka vendosur që ta braktisë Madridin.Drejtuesit e Madridit gjatë javëve të fundit kanë pasur disa takime me menaxherin e portugezit, gjë që konfirmon interesimin e Junaited për rikthimin e ronaldos.