Zyrtare, David Mojes trajneri i ri i Mancester Junaited
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tashmë është zyrtare: David Mojes do të jetë trajneri i ri i Mançester Junaited, ku do të zëvendësojë Aleks Ferguson. Lajmi është konfirmuar nga ana e klubit të Junaited, vetëm pak pasi Evertoni lëshoi një deklaratë me të cilën bënte të ditur se Mojes ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i klubit, për të shkuar tek Junaited.
“Evertoni mund të konfirmojë se David Mojes do të largohet nga klubi në fund të sezonit. Trajneri u takua me presidentin Bill Kenrajt dhe shprehu dëshirën që të bashkohej me Mançester Junajtid. Presidenti, në emër të klubit, dëshiron të falënderojë David për kontributin e tij masiv te Evertoni që nga momenti kur mbërriti këtu në marsin e vitit 2002. Ai ka qenë një trajner i jashtëzakonshëm”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga klubi anglez.
Junaited i ka ofruar Mojes një kontratë 6-vjeçare. Mediat bëjne me dije se Mojes është zgjedhur pikërisht nga bashkëatdhetari i tij Aleks Ferguson për ta zëvendësuar atë në drejtimin e Junaited./b.l