e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Historia, Franca eshte 'makthi' i Spanjes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Historia, Franca eshte 'makthi' i Spanjes
Spanja është cilësuar si favorite për të fitu ar ndaj Francës, duke u bazuar jo vetëm te renditja e FIFA-s dhe UEFAs, apo te fakti që janë kampionët në fuqi, por edhe te rendimenti që kanë treguar së fundmi. Por, nëse i referohesh historisë, për iberikët nuk duket aq i lehtë dueli me “gjelat”. Më saktë, ata nuk kanë arritur të fitojnë asnjëherë kundër tyre në një ndeshje zyrtare, ndërsa janë ndeshur gjashtë herë. Në kampionatin evropian janë përballur në tri raste në të shkuarën me njëra-tjetrën, ku në dy prej tyre kanë triumfuar francezët dhe një ndeshje tjetër ka dalë barazim. Madje, njëra prej sfidave është finalja e vitit 1984, të cilën spanjollët e humbën me rezultatin 2-0. Dy ndeshje të tjera zyrtare janë të vlefshme për kualifikueset e Evropianit, të cilat gjithashtu i ka fituar Franca. Ndërkohë sfida tjetër, dueli në Kupën e Botës së vitit 2 006, ku “gjelat” fituan me rezultatin 3-1. Pra, në asnjë prej rasteve ku janë ndeshur për kompeticione të rëndësishme, iberikët nuk kanë arritur që të dalin kurrë triumfues ndaj rivalëve që kanë sivjet në çerekfinalet e Evropianit. Një element që u shton besimin djemve të Loran Blankut, edhe pse shihen si inferiorë dhe me shanse më të pakta ndaj kampionëve në fuqi.

Miqësoret Dominimi i iberikëve është i ndjeshëm në ndeshjet miqësore kundër Francës. Janë zhvilluar gjithsej 24 takime të kësaj rëndësie, ku 13 prej tyre kanë përfunduar me suksesin e Spanjës, 6 për “gjelat” dhe 5 të tjera në barazim. Ajo që e tregon akoma më qartë supermacinë e kombëtares që aktualisht e drejton Del Boske, është golavarazhi në përballjet miqësore ndaj francezëve, kur kanë shënuar plot 52 herë dhe pësuar 22 gola. Ndeshja e fundit mes dy ekipeve përfaqësuese është zhvilluar më 3 mars të vitit 2010, në stadiumin “Saint Denis” të Parisit, ku fituan miqtë spanjollë 2-0.

Djali i Del Boskes: Babai im është shumë në tension

Visente del Boske xhunior, i biri i trajnerit të Kombëtares së Spanjës, pranon se te Spanja janë nën tension para ndeshjes kundër Francës. Ai rrëfen situatën brenda kombëtares iberike, para ndeshjes ndaj Francës. “Rrallë herë im atë është në tension dhe ajo po ndodh tani. Është i shqetësuar para ndeshjes kundër Francës. Nuk e di pse është kaq i tensionuar, por kjo nuk nënkupton se ka probleme. Në të shkuarën, ai ka qenë nën tension edhe para Kupës së Botës, pasi kishte shumë presion mbi ekipin e tij. Por, në fund ata ia dolën mbanë që të ngrenë trofeun”, – shprehet Del Boske xhunior. Më pas, ai komenton edhe mbi kritikat që i janë bërë babait të tij: “Nuk është shqetësuar aspak nga kritikat që i janë bërë, pasi si ai, ashtu edhe unë, nuk i cilësojmë të dreta. Spanja e mbylli fazën në grupe në vendin e parë dhe duket e palogjikshme të kritikosh lojën e ekipit, ndërkohë që u realizua maksimalisht objektivi”. Ndërkohë, ai përfundoi deklaratën e tij me rivalitetin e lartë që ka brenda skuadrës: “Pjesa më e vështirë për një trajner, është të përzgjedhë formacionin e Spanjës. Ka lojtarë të shkëlqyer, por që nuk mund të luajnë të gjithë. Kjo shton edhe presionin për arritjen e rezultateve”.

“Nuk i trembemi aspak Francës”

Trajneri i Spanjës, Visente del Boske, ka deklaruar se kanë frikë se mund të eliminohen ndaj Francës. “Ne jemi kampionët në fuqi dhe kemi një skuadër të mbushur me futbollistë cilësorë. Unë nuk kam dyshime për kualifikimin dhe askush prej nesh nuk i trembet Francës. Pa diskutim që do të jetë një ndeshje e vështirë, por kjo nuk nënkupton se ne do humbasim”, – u shpreh kreu i pankinës së Spanjës.

“Preferoja më mirë Anglinë”

Sulmuesi Alvaro Negredo mendon se për Spanjën do të kishte qenë një rival më i lehtë Anglia, gjithsesi ai premton se do të fitojnë ndaj Francës. “Për të fituar një titull të rëndësishëm, duhet të mundësh edhe kundërshtarët më të fortë. Franca është një prej tyre dhe ne jemi gati për t’i eliminuar. Personalisht do të më kishte pëlqyer që të ndesheshim me Anglinë, pasi janë më të dobët se ekipi i Blankut, por kjo nuk ndryshon asgjë. Në të dyja rastet ne do të kërkonim vetëm fitoren dhe do e arrinim atë”, – deklaroi bobmeri i iberikëve.

“Po dëgjoj kritika absurde”

Portieri i dytë i kombëtares spanjolle, Viktor Valdes, i ka dalë në mbrojtje trajnerit Del Boske. “Kam dëgjuar që të kritikojnë trajnerin dhe kjo më është dukur qesharake. Ne kemi barazuar me Italinë, kemi fituar me Irlandën dhe Kroacinë, duke u renditur në vendin e parë të grupit dhe sërish dëgjohen kritika. Kjo është absurde. Nuk e kuptoj se çfarë duan më shumë këta njerëz?! Madje, edhe nëse fitojmë trofeun, prapë do e gjejnë diçka për t’u ankuar”, – u shpreh portieri Valdes.