Hidhet shorti i EURO 2016, Shqiperia perballe Portugalise dhe Serbise
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hidhet shorti për fazën eliminatore të Kampionatit Europian “Francë 2016”. Shqipëria është në grupin I dhe do të përballet me Portugalinë e Kristiano Ronaldos, Armeninë, Serbinë, Danimarkën dhe vendi organizator Francën, e cila do të luajë ndeshjet e saj, por do të jenë miqësore. Franca është e kualifikuar automatikisht. Ceremonia u zhvillua në Nicë të Francës dhe u drejtua nga sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino, i cili u ndihmua edhe nga dy ish-kampionë: Rud Gulit dhe Bisente Lizarazu. Sipas formatit që tashmë është aprovuar nga UEFA, ky kampionat nuk do luhet më me 16 skuadra, por me 24. Vendi i parë dhe i dytë kualifikohen, ndërsa i tretë kalon në play-off. Është rënë dakord që skuadrat e Spanjës dhe Gjilbartarit, si dhe Azerbajxhani me Armeninë të mos ndeshen bashkë, për shkak të konflikteve që këto vende kanë me njëri-tjetrin.
Të gjitha GRUPET
Grupi A
Hollande
Kazakistan
Islande
Letoni
Turqi
Republika Çeke
Grupi B
Bosnja dhe Hercegovina
Andora
Qipro
Uells
Izrael
Belgjike
Grupi C
Spanja
Luksemburg
Maqedoni
Bjellorusi
Sllovaki
Ukraine
Grupi D
Gjermani
Gjibraltar
Gjeorgjia
Skoci
Polonia
Irlande
Grupi E
Angli
San Marino
Lituania
Estonia
Sllovenia
Zvicra
Grupi F
Greqia
Ishujt Faroe
Irlanda e Veriut
Finlanda
Rumania
Hungaria
Grupi G
Rusia
Lihtenshtejn
Moldavia
Mali i Zi
Austria
Suedia
Grupi H
Italia
Malta
Azerbajxhan
Norvegjia
Kroacia
Grupi I
Portugalia
Shqipëria
Armenia
Serbia
Danimarka