De Biazi pesimist per shortin: Shqiperia duhet te kaloje male dhe dete
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Goglat e shortit në Nice të Francës kanë larguar buzëqeshjen nga trajneri i përfaqësueses Shqiptare Xhiani De Biazi dhe presidenti i FSHF, Armand Duka. Italiani i stolit kuqezi e shpreh mërzitjen e tij në fjalët e para në linjë telefonike për Super Sport, edhe pse nuk dorëzon armët por kërkon përqendrim maksimal në cdo ndeshje:
“Nuk ishim me fat, mendoj që është short i vështirë pasi kemi kundërshtarë më të fortë. Një short që askush nuk e dëshironte. Do të marim parasysh realitetin dhe do të japim maksimumin në një grup të vështirë, duke kërkuar kualifikimin. Mendoj që i joni është grupi më i vështirë në këto eleminatore. Të tjerët duket sikur kanë ndeshje miqësore”
Në një grup të tillë është e vështirë të gjesh kundërshtarin për të lënë pas, dhe këtë e konfirmon në fjalën e tij edhe timonieri i kuqezinjve De Biazi. Italiani gjen fjalinë e duhur për të nisur misionin drejt Francë 2016, duke e cilësuar veten si një shqiptar, që duhet të kalojë shumë vështirësi për të arritur suksesin:
“Është e vështirë të gjesh një kundërshtar për tu mundur. Të gjitha ekipet kanë futbollistë të mirë. Edhe Armenia ka një superyll si Mkitarian. Ky është një grup i vështirë por do ti marim ndeshjet një e nga një. Ne shqiptarët duhet të kalojmë detet dhe malet. Duhet të japim maksimumin të bëhemi të fortë dhe të tregohemi optimist”
Me të njëjtin mendim me trajnerin e përfaqësueses është edhe numri një i FSHF Armand Duka, që e cilëson shumë të fortë grupin edhe pse në Shqipëri skuadra mund të rrëmbejë disa pikë.