Ergys Kace eurogol, Taipi ben dopiete
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ergys Kaçe ka realizuar një gol fantastik dje me PAOK-un duke ndihmuar ekipin e tij të fitonte 3-0 në kampionat kundër Panthrakikosit. Mesfushori kuqezi ka gjuajtur fuqishëm nga jashtë zonës, duke e kapur në befasi portierin në minutën e 62-të dhe në këtë mënyrë zhbllokoi ndeshjen që ishte me rrjeta të paprekura deri në atë moment. Dy golat e tjerë u shënuan nga sulmuesi serb Zvonimir Vukiç. Ky ishte goli i parë për Kaçen në kampionat, i cili luajti tërë ndeshjen dje.
Lila e Vila Mbrojtësi Lila ishte titullar në humbjen 0-1 ndaj Verias, ndërsa Emiljano Viola u aktivizua në minutën e 55-të. Ndërkaq, Kristi Vangjeli ka përjetuar një ditë të errët dje, pasi skuadra e tij, Arisi, u mund 2-1 nga rivali direkt për mbijetesë, Plataniasi. Lojtarët e Arisit shpërthyen në lot pas ndeshjes, pasi me të drejtë ankoheshin për një gol të parregullt. Kjo ngjalli nervozizëm, aq sa Vangjeli dhe shokët e tij për pak e rrahën gjyqtarin anësor.
Tapi dopietë Në kategorinë e dytë zvicerane, Gjelbrim Taipi realizoi dy gola dhe asistoi dy herë në fitoren 6-1 të FC Vilit kundër Servetes. Mesfushori i përfaqësueses Shpresa u shpall lojtari i ndeshjes. Jahmir Hyka u aktivizua në minutën e 55-të me Lucernin, që humbi 2-1 në shtëpi kundër Jang Bojsave. Shkëlzen Gashi luajti 82 minuta në barazimin 1-1 të Grasshoperit kundër Bazelit, ndërsa Amir Abrashi nuk ishte grumbulluar fare për këtë ndeshje për shkak se kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.