Hejnkes: Roben eshte nje rezerve per mua
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Bajernit, Jup Hejnkes, i ka ruajtur bilancet e skuadrës në fazën e parë, edhe pse bëri rotacion në çdo ndeshje. Kontigjenti i lojtarëve cilësorë ka bërë që 67-vjeçari gjerman të mos jetë i varur nga lojtarë të veçantë, si Riberi apo Roben. Bilancet e fazës së parë, duke përshirë këtu Bundesligën, Kupën dhe Champions-in, flasin në favor të mjeshtrit Jup Hejnkes dhe filozofisë së tij.
Bajerni qëndron në krye të tabelës duke u shkëputur 9 pikë nga vendi i dytë dhe 12 nga vendi i tretë, ku renditet Leverkuseni dhe Dortmundi. Gjithashtu, rekordmenët presin në shtëpi kampionët për t’u përballur në çerekfinale të kupës, ndërsa në 1/8-at e Champions-it do përballen me Arsenalin. Trajneri Jup Hejnkes është vlerësuar mjaft këtë sezon. Ai është vlerësuar edhe si trajneri më rezultativ në historinë e bavarezëve, ku që nga dita që mori mandatin e tretë, skuadra e tij ka fituar 2.25 pikë për ndeshje, rezultat të cilin nuk e ka arritur askush.
Robeni në stol - Mesfushori holandez ka pasur probleme të mëdha me shëndetin. Gjatë tri viteve me Bajernin ai ka pësuar 18 dëmtime, ku përllogaritet se ka humbur një sezon të tërë. Si zëvendësin ideal për të Hejnkes ka aktivizuar Tomas Mylerin, i cili ka shkëlqyer dhe sipas trajnerit ai do e ulë në stol Robenin. “Robeni ka munguar gjatë dhe është prapa me stërvitjen. Ai duhet të arrijë formën e tij ideale për të rivalizuar Tomas Mylerin. Myleri ka luajtur shumë mirë, ashtu si në vitin 2010. Për mua Tomasi ka treguar klas botëror në këtë fazë të parë dhe si i tillë, ka prioritet në planet e mia. Megjithatë, rotacionet bëjnë që të gjithë të jenë të domosdoshëm”, – nënvizoi Hejnkes gjatë një interviste për “FAZ”.
Arjeni: “Nuk kam frikë” - Edhe pse mesfushori holandez nuk mund ta pranojë një gjë të tillë, pas deklaratës së Hejnkesit ai ka reaguar me diplomaci, duke respektuar mendimin e trajnerit, por nga ana tjetër e mbivlerëson veten. “Është normale që trajneri të thotë se në ndeshjen e parë do të hedhë në fushë të njëjtin formacion si në fazën e parë. Por, unë nuk kam frikë. Po vij në formën time dhe Bajerni e di shumë mirë që Robeni është ‘trofe’ për ta. Ju siguroj se nëse ndihem mirë, trajneri do më besojë mua”, – tha Roben, duke i dhënë një alternativë rotacioni trajnerit. “Unë luaj më mirë kur Myleri pozicionohet në qendër në vend të Kros. Kam më shumë liri veprimi. Gjithashtu shkëmbej pozicionet edhe me Riberinë”