Erjon Bogdani: Nuk kam pse te largohem nga Siena, na mundi Milani me i dobet…
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Luajti një ndeshje për 90 minuta pas shumë muajsh në Serinë A, teksa Siena e tij u mund 2-1 në “San Siro” nga Milani. Erjon Bogdani ishte ndër më të mirët në fushën e lojës dje, edhe pse nuk ra shumë në sy, pasi iu desh të sakrifikohej më shumë në mbrojtje kundër “Djallit”. Pas ndeshjes, ai është shprehur i zhgënjyer për mënyrën e arbitrimit dhe deklaroi për “Panorama Sport” se ky ishte Milani më i dobët me të cilin ishte ndeshur ndonjëherë.
Erjon, u patë i nervozuar pas golit të parë të Milanit. Çfarë ndodhi?
Goli erdhi pasi mua ma morën topin në mënyrë të parregullt, pra me faull. Unë dhe shokët e skuadrës po prisnim që arbitri ta ndërpriste aksionin e Milanit, por kjo nuk ndodhi dhe ata shënuan. Më vjen keq, sepse arbitrat sillen ndryshe kur kanë përballë skuadra si Milani, Juvja dhe Interi. Mendoj se arbitri na penalizoi edhe te penalltia që akordoi për Pacinin. Ishte më shumë një teatër i tij se sa një penallti e pastër. Gjithsesi, nuk kemi se çfarë të bëjmë, sepse jemi të detyruar të shohim përpara dhe ta lëmë pas krahëve këtë humbje.
Çfarë ju bëri më tepër përshtypje nga kjo ndeshje?
Skuadra e Milanit. Mendoj se ky ishte Milani më i dobët me të cilin jam ndeshur ndonjëherë. Diferencën e bëri vetëm Bojan, sepse kur hyri ai Milani na mbylli në zonën tonë. Deri atëherë nuk e diskutonim se do të dilnim me pikë nga “San Siro”.
Luajtët për 90 minuta. Kjo ndodhi se mungonte Kalaio, apo se trajneri i ri ka më shumë besim te ju?
Luajta sepse jam mirë fizikisht dhe mendoj se bëra një paraqitje të mirë. Është e vërtetë se trajneri i ri ka më shumë besim tek unë, ndaj edhe më bëri komplimente pas ndeshjes. Mendoj se tani është shtuar konkurrenca dhe të gjithë sulmuesit e tjerë duhet të maten mirë për një vend titullari.
Kjo do të thotë se ju nuk keni ndër mend të largoheni nga Siena në janar?
Po, tani situata ka ndryshuar dhe nuk kam dëshirë të largohem. Mund ta bëj këtë vetëm në rast të ndonjë oferte shumë të mirë, pra afatgjatë. Deri tani nuk e kam pasur një ofertë të tillë, ndaj edhe mendoj se nuk do të largohem.
Po bisedimet me Peskarën janë ndërprerë?
Po, për momentin bisedimet me këtë klub janë ndërprerë. Megjithatë, nuk mund të flitet asnjëherë me vendosmëri kur vjen puna te merkato, pasi ndonjëherë situata ndryshon edhe brenda pak orëve.
Rëndësia e sulmuesit
Edhe pse 35 vjeç, Erjon Bogdani vazhdon të mbetet sulmuesi kryesor i Kombëtares shqiptare. Trajneri aktual i kuqezinjve, Xhani De Biazi, e ka në planet e tij “veteranin”, i cili ka më shumë se një dekadë që është pjesë e përfaqësueses. Bogdani ka realizuar deri më tani 16 gola me fanellën kuqezi, duke u bërë golashënuesi më i mirë i historisë së Kombëtares shqiptare. Sulmuesi do të grumbullohet edhe në miqësoren e radhës në shkurt.