Hejnkes: Dikur doja te behesha edhe arkitekt
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Njeriu, i cili mban mbi supe 33 vjet karrierë si “profesor” futbolli dhe që po planifikon të pushtojë si Bundesligën dhe Europën, quhet Jup Hejnkes, trajneri aktual më i vjetër i Bundesligës. Është pikërisht ky njeri, kaq i thjeshtë dhe kaq tradicional, që po ua imponon respektin jo vetëm bavarezëve, por gjithë Gjermanisë dhe Europës. Historia e jetës së 67- vjeçarit Jup Hejnkes është mjaft mbresëlënëse.
Në një rrëfim ekskluziv për “Bild”, “arkitekti” i Bajernit kthen kokën nga e kaluara dhe i kujton qartë vuajtjet e fëmijërisë së tij, kur luftonte për të siguruar bukën e gojës, edhe pse e ëma e tij kishte një dyqan ushqimor. Ai nxjerr në pah se ëndrra e tij që fëmijë ishte që të bëhej arkitekt. “Lufta pati pasoja. Ne kemi qenë familje e madhe dhe ishim 10 fëmijë. Që në vogëli kam punuar për të mbijetuar edhe vetë nga ana financiare.
Në atë kohë mblidhja topat cdo të diel në ndeshje tenisi dhe për një ditë të tërë fitoja 5 marka gjermane”, – pohon Hejnkes. E ëma e tij kishte një dyqan ushqimor, por edhe në atë kohë njerëzit blinin me listë nga kushtet e këqija financiare. “Jo të gjithë paguanin, ndaj më duhej të shkoja të trokisja në çdo shtëpi për të mbledhur borxhet”, – tregon trajneri 67-vjeçar i Bajernit, i cili një ditë për 10 qindarka (pfenik) nuk ka parë dot një film në kinema: “Kisha vetëm një markë, por një biletë në kinema kushtonte 1.10 marka gjermane. Vetëm për 10 pfenik nuk munda ta shihja atë film dhe me durimin tim thashë: Do të vijë dita tjetër dhe do të kem më shumë para”. Futbolli në Gjermani ka qenë i rëndësishëm si sot në Brazil, ku papunësia dhe varfëria i bën fëmijët që të luaajn? futboll. Hejnkesi i vogël luante futboll, por plani i tij për jetën me xhepa bosh ishte mjaft i vështirë për t’u realizuar.
“Doja që të bëhesha arkitekt. Qëndroja shpesh në zyra ndërtimi, madje kam mësuar si të punoj stukator. Isha i varur dhe i fiksuar. Por, nga ana tjetër, luaja çdo kohë futboll. Vetëm në dimër nuk luaja. Luaja shpesh edhe hokej në akull, por pasioni për futbollin ishte më i madh se çdo sport tjetër”, – përfundoi Hejnkes. Në fakt, vuajtja ia vlejti. Si sulmues ai u shpall kampion bote (1974) dhe Europe (1972) me Gjermaninë, ndërsa falë golave të tij e shpalli 4 herë kampion Gladbahun, ku nisi dhe karrierën si futbollist dhe trajner.