e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Hasi fiton me përmbysje ndaj grekëve të Olimpiakosit (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hasi fiton me përmbysje ndaj grekëve të Olimpiakosit (VIDEO)

Besnik Hasi është kualifikuar me skuadrën e tij të Anderlehtit, duke mundur grekët e Olimpiakosit në ndeshjen e vlefshme për eliminatorët e 1/16 në Ligën e Europës.

Fillimisht, Olimpiakosi kishte humbur me rezultatin 1-0 ndaj belgëve të Hasit. Ndërsa në ndeshjen e kësaj të enjteje, grekët fituan në kohën e rregullt me rezultatin 1-0.

ANDERLECHT, BELGIUM - MARCH 16 : RSC Anderlecht coach Besnik Hasi during the Jupiler League match between RSC Anderlecht and KV Oostende on March 16 at the Constant Vandenstock Stadium in Anderlecht, Belgium. (Photo by Geert Vanden Wijngaert/Photonews *** Picture not included in the contracts ***

Kjo bëri që skuadrat të shkonin në kohën shtesë. Ekipi i Hasit reagoi mjaft mirë duke shënuar dy gola. Dopieta e Frank Acheampong në minutën e 103´ dhe 112´, çoi Anderlehtin në turin tjetër eliminator.

Rezultati pozitiv për trajnerin Hasi vjen pas disa kritikave ndaj tij për rezultatet e arritura në kampionat. Por kualifikimi për në turin tjetër të Europa Leagu duket se rrit besimin e drejtuesve të ekipit ndaj trajnerit shqiptar.