e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rrëfehet Kasijas: Si ndenja 1 vit pa folur me Murinjon te Reali

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rrëfehet Kasijas: Si ndenja 1 vit pa folur me Murinjon te Reali

Ish-'gardiani' i Realit të Madritid, Iker Kasijas ka deklaruar se te klubi madrilen nuk ka folur për një periudhe të gjatë me trajnerin e tij, Zhoze Murinjo.

CAL20F1_3586429F1_7397_20130505213018_HE10_20130506-078-kH5F-U140790259542TiB-350x467@Gazzetta-Web_zoomKasijas ka fituar nga të gjitha me Realin: Pesë kampionate, dy Kupa të Mbretit, katër Superkupa të Spanjës, tre Champions League, dy Superkupa europiane, një Kupë Inerkontinentale dhe Kupën e Botës për klube dhe një prezencë prej 510 ndeshjes nga viti 1999 deri në vitin 2015.

Por këto suksese nuk kanë mjaftuar për të shmangur mosmarrëveshjet e tij me ish-trajnerin Zhoze Murinjo në kohën kur ishin pjesë e Realit.

"Nuk flisnim, ishte një situatë e keqe, sigurisht që në disa gjëra kam gabuar edhe unë, por nuk ishte e lehtë të shkoje përpara",-ka thënë ai për televizionet spanjolle.

"Raporti ynë ka ndryshuar në periudhën shtator-dhjetor të 2013",-shprehet Kasijas.

Ai thotë se Murinjo nuk e pranonte faktin që fliste me lojtarë të Barcelonës. Portieri e ka shpjeguar këtë marrëdhënie të tij me kundërshtarët e Barcës me fakton që në atë periudhë ishte Europiani dhe mes lojtarëve të Kombëtares spanjolle kishte një afrimitet më të madh.

Kasijas ka treguar se as me trajnerin tjetër, Ançelotin, nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë.