Hysaj i pafat me Napolin, Xhaka kualifikohet me Bazelin (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skuadra e Napolit është eliminuar nga Vijareali mbrëmjen e së enjtes në Europa League. Edhe pse djemtë e Sarrit barazuan 1-1 në Napoli, fitorja 2-1 e spanjollëve në takimin e parë çoi në eliminimin e bluve. Në këtë ndeshje bëri një paraqitje të shkëlqyer edhe mbrojtësi i Kombëtares shqipatre, Elseid Hysaj.
Ky i fundit iu përshtat ndryshimit të skemës nga trajneri edhe pas ndërrimeve që ai bëri në fushë, duke ndryshuar krahët e lojës, por rezultati final nuk ishte në favorin e skuadrës së tij.
Basel - Saint-Etienne 2-1
Ndryshe ka ndodhur me Taulant Xhakën te skuadra e Bazelit. Zciverianët kanë fituar me rezultatin 2-1 ndaj francezëve të Saint-Etienne, duke kaluar për në turin tjetër të Ligës së Europës.
Edhe pse Xhaka nuk arriti të shënojë në këtë ndeshje, ai bëri një paraqitje pozitive me skuadrën.
REZULTATET:
