e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Hasi fiton duelin e parë me grekët e Olimpiakosit (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hasi fiton duelin e parë me grekët e Olimpiakosit (VIDEO)

Skuadra e Anderlehtit e drejtuar nga Besnik Hasi, ka marrë një fitore me vlerë në fushën e saj ndaj grekëve të Olimpiakosit.

ANDERLECHT, BELGIUM - MARCH 16 : RSC Anderlecht coach Besnik Hasi during the Jupiler League match between RSC Anderlecht and KV Oostende on March 16 at the Constant Vandenstock Stadium in Anderlecht, Belgium. (Photo by Geert Vanden Wijngaert/Photonews *** Picture not included in the contracts ***

Takimi i vlefshëm për çerekfinalet e Ligës së Europës mes Anderlehtit dhe Olimpiakosit u mbyll në shifrat 1-0 për vendasit.

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare kaloi testin e parë për në turin tjetër, paçka se ndeshja e kthimit pritet të jetë e vështirë për belgët.

Goli i fitores për vendasit u realizua në minutën e 67´ nga Kara Mbodji.

Konfuzioni që u krijua në zonën e miqve, bëri që arbitri kryesor të këshillohej për disa çaste me anësorin dhe më pas të deklaronte golin për ekipin e Hasit. Fitorja ndaj Olimpiakosit forcon pozitat e trajnerit shqiptar te Anderlehtit.