Shkëndija e Tetovës me fanella kuqezi si Kombëtarja (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shkëndija e Tetovës pritet të vishet kuqezi si ngjyrat e Kombëtares shqiptare të futbollit. Klub që gjithnjë ka ruajtur me fanatizëm simbolet shqiptare do të vishet si Kombëtarja nga firma "Macron".
Slogani i klubit është "Shkëndija mbi te gjitha" dhe në jakën e fanellës do të jetë mbishkrimi "Mbi të gjitha". Ndërkaq, pak javë më parë u vendos që fanellat e reja të Kombëtares shqiptare të futbollit të mbajnë vargun e Naim Frashërit: "Ti Shqipëri më jep nder".

