Guardiola bavarezeve: Jeni me inteligjente se lojtaret e Barces
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Futbollistët e Bajernit kanë marrë vlerësim maksimal nga trajneri Pep Guardiola. Sipas të përditshmes “Bild”, trajneri i bavarezëve i është drejtuar futbollistëve të tij me fjalinë “Ju jeni më inteligjentë se futbollistët e Barcelonës në aspektin futbollistik”. Kjo frazë e ish -trajnerit të blaugranave iu transmetua futbollistëve të tij pas triumfit 2-0 në miqësoren ndaj Barcelonës më 24 korrik, e zhvilluar në “Allianz Arena”.
Guardiola gjithashtu i bëri të ditur futbollistëve se Barcelona më shtatë maj të 2007 u mund 4-1 në Bernabeu nga Real Madrid, madje edhe në mbajtjen e topit. Dhe pas pesë vitesh dominimi në mbajtjen e topit Bajern arriti të triumfonte në trofeun Uli Hënes, kjo edhe në aspektin e mbajtjes së topit.
Madje sipas shtypit gjerman Guardiola për t’i bindur akoma më tej futbollistët e tij për aftësitë e tyre përdor video të ndeshjeve. Në njërin prej tyre trajneri i Bajernit i ka treguar autogolin e Pike në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League. Dhe në këtë moment ka dal prej tij fraza “Ju jeni më inteligjentë se futbollistët e Barcelonës”, duke iu referuar inteligjencës në fushën e lojës.
Po sipas “Bild” Guardiola ka vijuar më tej duke i thënë që ju jeni përshtatur shumë shpejt me filozofinë time, madje më shpejt se futbollistët e Barcelonës. Vetë lojtarët janë dukur të kënaqur teksa Guardiola i ka kërkuar të harrojnë tripletën e vitit të kaluar dhe të shohin përpara.