e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Guardiola: Ronaldo donte Benfikën, më vjen keq për të!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Guardiola: Ronaldo donte Benfikën, më vjen keq për të!

Është natyrisht i kënaqur Pep Guardiola në përfundim të ndeshjes në "Estadio Da Luz". Trajneri i Bajernit e analizoi kështu ndeshjen e kthimit kundër Benfikës: pep guardiola"Jemi atje ku do donim të ishim. Bëmë një paraqitje të mirë dhe deri te goli i Himenezit ne ishim në kontroll të situatës dhe Benfika nuk kishte arritur në asnjë moment që të na vinte në vështirësi. Pas golit të pësuar, reaguam mirë dhe barazimi i Vidalit na ndihmoi shumë. Pastaj patëm sërish gjithçka nën kontroll dhe patëm shumë raste në pjesën e dytë".

Moviola diskuton një karton të kuq të munguar për Havi Martinezin, por çfarë mendon trajneri katalanas, i cili këtë vit nuk do ta ketë shansin e një përballjeje me ish-skuadrën e tij pas eliminimit?

"Kishte shumë lojtarë të tjerë në atë aksion si Kimish dhe Alaba". Më pas Pep, u ndal më gjerësisht edhe në objektivin e këtij sezoni të tij të fundit në Mynih:

"Unë jam me shumë fat. Skuadra është atje ku kemi qenë në dy vitet e fundit: në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve dhe Kupës së Gjermanisë. Shpresoj që këtë herë të bëjmë një hap më shumë. Komplimente të mëdha lojtarëve të mi! Luajtëm me personalitet dhe në pjesën e dytë mund të kishim shënuar më tepër.

Çfarë do ndodhë më pas?

Lexohet në shtypin gjerman prej 2-3 muajve të fundit se nëse nuk fitojmë Champions-in këtë vit puna ime do të quhet e paplotësuar. Ne duam të arrijmë finalen".

Dhe në fund edhe një batutë për Ronaldon që kërkoi shmangien e Bajernit në short: "E di që Ronaldo preferonte Benfikën, por më vjen keq për të!".